Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të agjendës së paracaktuar në Kosovë, nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin 100, në Shkup, të hënën, ku pritet të marrin pjesë, përveç shumë afaristëve nga Evropa Juglindore, edhe kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net.
“Pra, mos shkuarja në Shkup e kryeministrit Haradinaj nuk ka të bëjë asgjë me atë se kinse ai nuk dëshiron ta takojë kryeministrin e Malit të Zi, siç raportuan disa portale në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Haradinaj do t’i bëjë ftesë zyrtare për ta vizituar Kosovën kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, dhe ai do ta vizitojë Shkupin në një të ardhme, porse nuk e përjashton mundësinë e vizitës edhe në Podgoricë.
Ndërkaq, nesër kryeministri kosovar nuk udhëton në Shkup për shkak të prioriteteve qeveritare në Kosovë.