Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Në takim, Haradinaj thotë të kenë diskutuar për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.
“Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.
Për më shumë, Haradinaj tha se partneriteti ynë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
“Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me SHBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur”, deklaroi kryeministri Haradinaj.
-
Haradinaj takohet me Kosnettin, “Kosova e vendosur të ruajë miqësinë me SHBA-në”
-
Haradinaj takohet me kongresistin Torres: Partneriteti me SHBA-në garancë për arritje të çdo suksesi
-
Haradinaj: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme
-
Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”
-
Haradinaj takon Kosnettin: I nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialog, mos na barazoni me Serbinë