Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj takon Kosnettin: I nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialog, mos na barazoni me Serbinë

Me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së tash në opozitë.

Haradinaj, shkruan se është i nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje. Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialog”, shkruan Haradinaj në facebook.

Haradinaj, tutje shkruan se “Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahe të kundërta”.

“Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë. I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë”, përfundon Haradinaj.

Edhe Haradinaj: SHBA-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën Arbëri Haradinaj: SHBA-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën

Kosnetti sot gjatë ditës ka takuar zyrtarë të lartë institucionalë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentaren Vjosa Osmani, nga të cilët ka theksuar nevojën e heqjes së taksës.

Pas takimit me ta, ambasada amerikane njoftoi për takime tjera të Kosnettit edhe me partitë opozitare.