Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani.
Haradinaj ka shkruar në Facebook, se gjatë këtij takimi ka theksuar se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jenë të përkushtuara për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojnë besimin e qytetarëve në institucionet tona.
“Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani. Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj në takim me Kosnettin, për zgjedhjet e parakohshme thotë se Kosova tregoi nivel të lartë të demokracisë
-
Haradinaj takon Kosnettin: I nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialog, mos na barazoni me Serbinë
-
Kosnetti takon Kurtin, e uron për formimin e qeverisë
-
Haradinaj takon ambasadorin Kosnett
-
Haradinaj priti në takim ambasadorin Abbott, i shpreh vlerësimin për zgjedhjet