Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ndan me Pacollin vizionin për t’i dalë ballë sfidave

Para se të bëhej publike marrëveshja që është arritur në mes të partive politike për ta votuar në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen për demarkacionin, kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj ka njoftuar për një takim me zëvendësin e tij të parë, Behgjet Pacolli.

Me të ka thënë se ndajnë vizionin e përbashkët.

“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtjesor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit”, ka shkruar Haradinaj.