Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “SHBA na qëndroi përkrah Kosovës në rrugëtimin historik.
Haradinaj ka shtuar se mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme.
“Në pritjen e organizuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në shënim të ditës së pavarësisë së ShBA-së. ShBA na qëndroi përkrah, në rrugëtimin tonë historik dhe mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme! Ideali amerikan i lirisë na motivon që ta gjejmë burimin e fuqisë në shpirtin kolektiv. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme
-
Haradinaj: Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me SHBA-në
-
Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë e forcojë partneritetin me SHBA-në
-
Haradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë
-
"Kosova është shteti më pro amerikan në botë"