Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në takimin e Komisionit Qeveritar për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, me ç’rast ka thënë se ky ligj do të bëjë rregullimin e numrit të të zgjedhurve politikë dhe mënyrën e ndarjes së përgjegjësive.
Sipas Haradinajt, ky është ndoshta ligji më i rëndësishëm në kuadër të reformës shtetërore.
Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një traditë dhe një njohje për qeverisjen dhe se tani e dinë të gjithë e janë nxjerr mësime se si duhet vepruar më tutje me qeverisjen në vend.
“Jam i inkurajuar me punën që e ka bërë komisioni dhe besoj se prapë do t’i japin Kosovës Ligjin ndoshta më të mirë për Qeverinë, në këtë rast që ka rajoni”, ka thënë ai. “Me këtë ligj ne nuk bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të numrit të të zgjedhurve, por ne bëjmë një hap shumë më përpara, pra saktësojmë përgjegjësinë e secilit mënyrën e marrjes së përgjegjësisë, mënyrën e zbatimit, raportimit, mendojmë që nuk lëmë vakume sa i përket qeverisjes”.
Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, në anën tjetërkah thënë se ligji trajton numrin e zëvendësministrave, të ministrive dhe të zëvendëskryeministrave, përgjegjësitë që i kanë të gjitha resurset dhe në këtë drejtim, sipas tij, kanë konsultim të mirë politikë, me shoqërinë civile dhe me akterë të tjerë, “për shkak se ky është Ligji më vital, bazamenti i Administratës Shtetërore”.
-
Ligji që pritet të përgjysmojë Qeverinë e Kosovës
-
Ligji i ri zvogëlon Qeverinë
-
Ligji për Qeverinë në mars, pritet zvogëlimi i numrit të ministrive
-
Qeveria ideale, sipas Haradinajt, duhet t’i kishte 15 deri 18 ministri
-
Ligji për Qeverinë deri në fundvit, synohet kontrolli i numrit të ministrave e zëvendësve të tyre