Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.
Gjatë takimit, Dostert foli për mundësitë e investimeve në Kosovë, për projektet dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë Anne Dostert, tha se angazhimi i pjesëtarëve të KFOR-it, nga Luksemburgu në Kosovë, është pjesë e kontributit që shteti ynë ka dhënë për vendin tuaj.
Kryeministri Haradinaj dhe Dostert, u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me theks të veçantë në shëndetësi dhe arsim.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Anne Dostert si dhe shtetin e Luksemburgut për investimet e vazhdueshme në fusha të ndryshme në Kosovë.
-
Luksemburgu, partner i rëndësishëm i Kosovës në rrugën evropiane
-
Diplomatja e Luksemburgut zotohet të mbështesë Kosovën në agjendën europiane
-
Luksemburgu i gatshëm të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
-
MSh dhe Luksemburgu bisedojnë për projektet e reja në shëndetësi
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove