Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20-vjetorin e çlirimit të komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës.
Haradinaj shkroi se sot dhe secilën ditë të së ardhmes “e jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe. Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj: Kosova është falënderuese për aleatët
-
Haradinaj: E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës
-
Haradinaj-veteranëve: Mos lejoni t’ua vënë në pikëpyetje krenarinë
-
Haradinaj kujton të rënët në kufirin Kosovë-Shqipëri
-
Haradinaj: Ushtria jonë po rritet, ashtu siç po rritet pavarësia, sovraniteti dhe integriteti ynë territorial