Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është ndërtuar për 24 vjet gati më tepër se secili vend në rajon, ndërsa shtoi se është njohur ndërkombëtarisht.
Sipas komunikatës së AAK-së, Haradinaj u shpreh se Kosova është falënderuese për aleatët e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shtoi se liria është kuptimplote me përkrahjen e SHBA-së dhe të NATO-s.
“Për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore. Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht, një vend për të cilin ka njohuri e gjithë bota. Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë”, tha ai.
Deputeti i partisë opozitare u shpreh se duhet vazhduar ndërtimi i së ardhmes.
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Haradinaj: Mbrëmë u përmbys autokrati Albin Kurti, tash fjalën e ka sovrani
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj për rezultatin e zgjedhjeve: Kosova do të dobësohet e do të fitojnë armiqtë e saj
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka