Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ka kujtuar 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se 10 dhjetori I vitit 1948 është kujtim i rëndësishëm, pasi Kosova ka përjetuar cenime serioze të të drejtave nga sisteme autoritare dhe okupatore.
“Edhe sot, pas 15 vitesh nga pavarësia dhe afër 25 vjetësh prej çlirimit, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e këtyre vlerave për të siguruar që dinjiteti i çdo qenie njerëzore është i paprekshëm. Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut, dhe padyshim kujtojmë mbështetjen e miqve tanë në NATO në krye me ShBA që dënuan shkeljen e të drejtave ndaj popullit tonë”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Kosova është falënderuese për aleatët
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Haradinaj: Shtatë vjet ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës