Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për ndihmën e NATO-s dhe për rolin e pazëvendësueshëm të vendeve euro-atlantike në konsolidimin si shtet.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka pritur në shtëpinë e tij nënadmiralin amerikan Colin J.Kilrain komandant i Operacioneve Speciale të NATO-s, bashkë me komandantin italian të KFOR-it Gjeneral Salvatore Cuoci, Kolonelin amerikan nga kampi Bondsteel, Nick Ducich si dhe Komandantin e Gardës Nacionale të Iowas Gjeneral Timothy Orr.
“Në këtë darkë miqësore, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Kuintit, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin e pazëvendësueshëm të vendeve euro-atlantike në rrugën tonë të konsolidimit si shtet. Ne jemi përherë mirënjohës për ndihmën e NATO-s në luftë dhe në paqe”, ka shkruar ai.
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë
-
Kurti takon Whitakerin: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim