Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova asnjëherë më parë nuk ka pasur nevojë më shumë për Aleancën si koncept politik.
Sipas tij, koalicioni AAK-Nisma është kthyer në shpresë për qytetarët dhe forcë serioze politike.
"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo ditë. Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë", ka thënë Haradinaj.
Ai më tej e ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.
"Kosova kurrë nuk ka pasur nevojë më shumë për Aleancën si koncept politik, për të ofruar ndryshimin e nevojshëm. Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies", është shprehur Haradinaj në një vizitë në Klinë, ku ka mbledhur strukturat e partisë.
-
Haradinaj: Avancimi i statusit të Kosovës në NATO, hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë
-
Haradinaj: AAK-ja po shihet si alternativë serioze, po fuqizohet gjithandej
-
Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO