Kryeministri Ramush Haradinaj, duke komentuar paralajmërimet e Presidentit Hashim Thaçi për demarkimin e kufirit me Serbinë, ka thënë se ka treguar kujdes që dialogu të trajtohet me seriozitetin më të madh.
“Demarkimi është një proces i rëndësishëm kur ndodh në mes të vendeve mike, e le ma në situatën që kemi ne me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha avancu më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë”, u shpreh Haradinaj, transmeton kp.
Tutje ai ka thënë se varet se çka kuptojmë me demarkim, një procedurë standarde, apo ashtu siç Serbia po e lajmëron-si ndarje.
Ai ka thënë që është mirë që të kenë komunikim për fazat e dialogut.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Hapja e çështjes së kufijve është kthim në para-pavarësi, me rreziqe të pamenaxhueshme
-
Haradinaj: Kufirin me Serbinë e kemi, duhet të respektohet
-
Fundi i dialogut me njohje reciproke, thotë Haradinaj
-
Opozita e sheh si të rrezikshëm opsionin që caktimi i kufijve me Serbinë të jetë pjesë e dialogut
-
Haradinaj paralajmëron për të martën seancën për demarkacionin