Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fundi i dialogut me njohje reciproke, thotë Haradinaj

Kompromis të dhimbshëm për Kosovën e ka quajtur fazën e fundit të dialogut me Serbinë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

Sipas kryeministrit, fundi i dialogut nënkupton njohjen reciproke të shteteve. I pyetur për procedurën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, Haradinaj ka thënë se tani fokusi kryesor i qeverisë është procesi i liberalizimit të vizave.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, ka marrë vendim të bëjë kompensimin e menjëhershëm për fermerët, prodhimet e të cilëve janë dëmtuar nga moti i lig. Qeveria ka krijuar po ashtu një komision për definimin e statusit të zjarrfikësve, të cilët për këtë kanë protestuar javë më parë.