Qeveria e Kosovës ka prezantuar platformën shtetërore për fazën finale të dialogun me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo platformë do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj ka deklaruar se faza e fundit të dialogut me Serbinë do të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, raporton KTV.
Për këtë platformë shtetërore të dialogut, Haradinaj ka kërkuar që të njoftohet edhe presidenti i vendit. Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo platformë i ka tri qëllime, njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin në OKB dhe definon raportin me BE dhe NATO-n
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e çon në Kuvend platformën shtetërore për fazën finale të dialogut
-
Takohet Ekipi negociator, synohet harmonizimi e finalizimi i platformës për dialogun
-
Haradinaj u dërgon letër të gjithë kryeministrave të botës, shpjegon natyrën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Haradinaj bën thirrje për unitet për dialogun me Serbinë
-
Haradinaj ka gati draft-librin me tema që Kosova duhet të dialogojë me Serbinë