Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë, Serbinë dhe me të gjithë, kufij këta që duhet të respektohen.
Haradinaj i bëri këto komente pas takimit të kryeministrave të Ballkanit perëndimor në Durrës.
“Kosova vërtet po e kryen pjesën e vet, për të qenë një treg dhe një rajon për investim. Po ashtu, po ndihmon me autostrada, ndërsa me hekurudha jemi pak vonë. Kemi disa vështirësi kur kalojmë nëpër Serbi, qytetarët tanë presin me orë për të hyrë apo për të dalë nga Serbia. Ajo që e kemi më lehtë është marrëdhënia e dy ekonomive Kosovë-Shqipëri, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e dy qeverive në Pejë. Desha të shtojë për kufijtë, Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë, me Serbinë e me të gjitha dhe duhet t’i respektojmë kufijtë që i kemi”, tha ai, raporton KosovaPress.
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh
-
Rama: Kosova t’ia lërë topin në derë Serbisë
-
Rama: Kosova të mos e mendojë Serbinë, por t’i kryejë detyrat në raport me BE-në
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’