Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Hapja e çështjes së kufijve është kthim në para-pavarësi, me rreziqe të pamenaxhueshme

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar se kërkimfalja nga ana e Serbisë duhet të jetë parakusht për të arritjen e marrëveshjes së pajtimit e cila do të rezultonte me njohjen e Kosovës, ndërsa thekson se në dialog në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihet mundësia e korrigjimit të kufijve.

Haradinaj thotë se ai nuk pranon të marrë pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje.

“Qëndrimin e kam të qartë: nuk lejoj, nuk pranoj, nuk e mbështes, nuk marr pjesë në një proces në të cilin preken kufijtë e vendit tim”, tha Haradinaj, në intervistë për RTV 21.

“Kosova nuk e ka luksin që t’i diskutojë dhe rihapë kufijtë e vet. Jemi njoftë nga më shumë se 100 shtete me këta kufij, jemi anëtarë të institucioneve ndërkombëtare me këta kufij. Hapja e çështjes së kufijve në cilindo variant, është rikthim në para pavarësi dhe është rrezik i madh që bart rreziqe të pamenaxhueshme”, shtoi ai.

Megjithatë, Haradinaj tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe se duhet të arrihet pajtim mes Kosovës e Serbisë.

Edhe Haradinaj thotë se Kosova s’guxon të ulet në tavolinë ku diskutohet territori Arbëri Haradinaj thotë se Kosova s’guxon të ulet në tavolinë ku diskutohet territori

Ai ka dhënë idenë që dialogu me Serbinë ta ketë një bashkëkryesues nga opozita.

“Po e them për herë të parë, mund ta kemi një bashkëkryes nga opozita. Zoti Limaj është i hapur për një bashkëkryesues nga LDK, PSD ose VV”, tha Haradinaj.