Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të nxjerrë sa më shpejt vendim për masa të reja të rimëkëmbjes ekonomike.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në muajin prill, sipas shifrave zyrtare shihet rënie prej 57 mijë vendeve të punës. Ai ka thënë se indikatorët tregojnë se shifra pritet të bie edhe më tutje.
“Sipas të dhënave zyrtare të punësimit, argumentohet se rritja e numrit të vendeve të punës është ndikuar direkt nga masat e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike. Derisa në vitin 2020 ishin deklaruar 403.709 vende pune, kjo shifër ka arritur në 411.692, në mars të këtij viti. Fatkeqësisht në muajin prill, sipas shifrave zyrtare shihet një rënie prej mbi 57 mijë vendeve të punës. Indikatorët ekonomik tregojnë se kjo shifër pritet të bie edhe më tutje”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka paralajmëruar se në rast se nuk merren masa të reja për rimëkëmbjen ekonomike, do të thellohet edhe më shumë kriza ekonomike në vend.
“Duke pas parasysh ndikimin e subvencionimit të bizneseve në krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës, i rekomandojmë Qeverisë së Kosovës sa më shpejt të nxjerrë vendim për masat e reja të rimëkëmbjes ekonomike, të cilat duhet të përfshijnë edhe strategjinë dalëse nga kriza ekonomike, në mënyrë që ekonomia e vendit të stabilizohet sa më shpejt. Në të kundërtën vazhdojmë të rrezikojmë thellimin edhe të mëtejshëm të krizës”, ka përfunduar Haradinaj.
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
AAK-ja përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh
-
VV-ja i quan rekorde statistikat e punësimit, për PDK-në të dhënat s’janë reale
-
Haradinaj pasi propozoi 26 janarin për zgjedhje: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese