Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka kërkuar një koordinim më të mirë ndërmjet nivelit qendror e lokal për parandalimin e zjarreve, që së fundmi kanë kapluar shumë male e fusha në Kosovë.
Në ditët e fundit ka pasur shpërthime të mëdha të zjarreve, që ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në biodiversitet, transmeton Koha.net.
“Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri alarmon, vetëm ditëve të fundit 326 zjarre
-
Haradinaj për dëmet nga përmbytjet: Të ndahen pa vonesë fondet emergjente
-
Haradinaj për vërshimet: Urgjencë kombëtare, institucionet t’i shtojnë veprimet
-
Haradinaj: Institucionet qendrore t’u qëndrojnë afër qytetarëve të prekur nga përmbytjet
-
Haradinaj kërkon nga Qeveria mbulimin e dëmeve nga vërshimet në Gjakovë e Rahovec