Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, nga të cilët ka kërkuar nga ta koordinim, si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës.
“Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, në mënyrë që të mos ketë situata të pakontrolluara.
“I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj kërkon koordinim ndërmjet nivelit qendror e lokal për parandalimin e zjarreve
-
Haradinaj viziton zjarrfikësit, i lut që sonte të bëjnë maksimumin e tyre
-
Në Kosovë ditëve të fundit 633 zjarre, 23 të arrestuar për zjarrvënie
-
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutojnë për zjarret dhe sigurinë në komunikacion
-
Haradinaj thotë se iu përgjigj ftesës për takim, por nuk e gjeti Kurtin në zyrë