Jemi me fat që kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me ndërmarrësin, Avdi Tafilaj.
Haradinaj me këtë rast ka shprehur kënaqësinë që bashkatdhetarët janë duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë, duke thënë se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë që investimet e tyre të gjejnë hapësirën e duhur.
Gjatë takimit, në komunikatë thuhet se Haradinaj tha që bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, dhe tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe potencialin e tyre ekonomik ta investojnë në vendin e tyre dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapësirën e duhur për investime në vendin e tyre, në vendin tonë të përbashkët, Kosovën”, tha Haradinaj.
Nga ana e tij, ndërmarrësi Avdi Tafilaj, u shpreh i lumtur me pritjen që i bëri kryeministri Haradinaj, dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bëjë investime në Kosovë.
-
Zëri i diasporës ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare, thotë Haradinaj
-
Haradinaj kërkon nga shqiptaro-amerikanët të investojnë në Kosovë
-
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës
-
Diaspora, e gatshme ta ndihmojë shtetin e Kosovës
-
Qeveria iu premton lehtësira fiskale biznesmenëve të diasporës për investime në Kosovë