Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, të cilët i ka përgëzuar për kontributin e tyre dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.
Haradinaj me këtë rast shprehu përkushtimin e qeverisë për krijimin e lehtësirave fiskale për të gjithë investitorë nga diaspora që dëshirojnë të sjellin investimet e tyre në Kosovë, duke thënë se Qeveria do të jetë partnere në punën e tyre dhe në të gjitha sfidat e përbashkëta, si në rend dhe ligj dhe luftën kundër korrupsionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti falënderoi kryeministri Haradinaj për pritje, duke shprehur përkushtimin e tyre që maksimalisht të angazhohen në zhvillimin ekonomik të vendit.
Po ashtu, Mehmeti tha se diaspora shqiptare si gjithherë është e gatshme të ndihmojë shtetin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro atlantike.