Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, të udhëhequr nga kryetari, Nazar Mehmeti, dhe kryetari i nderit, Lazim Destani, si dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve nga diaspora të cilët e përgëzuan atë për përgjegjësitë e reja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, Haradinaj i ka përgëzuar përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës për kontributin e tyre dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.
Haradinaj, theksoi përkushtimin e qeverisë për krijimin e lehtësirave fiskale për të gjithë investitorë nga diaspora që dëshirojnë të sjellin investimet e tyre në Kosovë, duke thënë se, “Qeveria do të jetë partnere në punën e tyre dhe në të gjitha sfidat e përbashkëta, si në rend dhe ligj dhe luftën kundër korrupsionit”.
Ndërkaq, Mehmeti shprehu përkushtimin e tyre që maksimalisht të angazhohen në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Po ashtu, Mehmeti tha se, “diaspora shqiptare si gjithherë është e gatshme të ndihmojë shtetin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro atlantike”.
-
Diaspora, e gatshme ta ndihmojë shtetin e Kosovës
-
Haradinaj kërkon nga shqiptaro-amerikanët të investojnë në Kosovë
-
Pjesëtarë të komunitetit egjiptian nga diaspora të kënaqur me trajtimin
-
Haradinaj: Investimet e diasporës ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit
-
Diaspora kërkon një kanal televiziv