Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur presidentit rus Vladimir Putin që për mediat serbe tha se SHBA-ja është faktor destabilizues në Ballkan.
Haradinaj ka thënë se sa më shumë përfshirje të SHBA-së në Ballkan nënkupton paqe, stabilitet dhe zhvillim, ndërsa një prezencë ruse nënkupton të kundërtën.
Putin: Ballkani i destabilizuar nga prezenca e SHBA-së
“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Putin: Ballkani i destabilizuar nga prezenca e SHBA-së
-
Kërcënimi nga Rusia, SHBA-ja paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkan
-
Kurti: Ballkani Perëndimor stabilizohet vetëm kur të zbehet ndikimi rus
-
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
-
Kurti: Triumfi i Rusisë në Ukrainë e kërcënon paqen në Ballkan