Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i kërkon mbështetje Britanisë për tranzicionin e FSK-së në FAK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se gjatë vizitës zyrtare në Londër, ka takuar Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilin, siç thotë ai, e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar për Kosovën.

“Me Ministrin Lancaster biseduam për zhvillimet e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë si dhe kërkova mbështetjen e Britanisë së Madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e tranzicionit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës”, shkruan Haradinaj.

“Shqyrtimi i mundësive për pjesëmarrjen e forcës sonë në operacionet paqeruajtëse në kuadër të trupave ushtarake britanike ishte poashtu një temë e diskutimit. Marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera mes dy vendeve tona do të thellohen edhe me tepër në të ardhmen dhe e sigurova Ministrin Lancaster se Kosova mbetet e palëkundur ne drejtimin e saj drejt anëtarësimit te plotë në NATO dhe BE”, përfundon ai.