Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj viziton Parlamentin britanik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar edhe Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, gjatë vizitës së tij në Londër.

Sipas njoftimit zyrtar, Haradinaj u prit në seancën e Dhomës së Përfaqësueseve dhe u prit nga Kryetari i Parlamentit, John Bercow, i shoqëruar nga Martin Vickers, deputet dhe udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në parlamentin britanik.

"I nderuar me prezencën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe duke ndjekur nga afër punën në Dhomën e Përfaqësuesve", ka thënë Haradinaj.

Po në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Haradinaj takoi ish-Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Lord George Robertson, Gjeneralin Mike Jackson, komandant i parë i KFOR-it, John Grogan, zëvendëskryesues i Grupit të miqësisë për Kosovës në Parlamentin Britanik, Tim Judah, gazetar në “The Economist”, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell.

http://www.koha.net/arberi/77925/haradinaj-ne-londer-takon-robertsonin-dhe-gjeneralin-jackson/

Në njoftim theksohet se Haradinaj ka falënderuar përzemërsisht të gjithë për kontributin e tyre dhe ndihmën për Kosovën në periudha të ndryshme. Ai ka thënë se kosovarët do të jenë gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin që ata kanë dhënë për Kosovën. Është zotuar për ruajtjen e partneritetit me vendet që ndihmuan çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtiq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci

Artikuj të ngjashëm