Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell për mundësinë e lejimit të shkëmbimit të territoreve si pjesë e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
Ai në një postim në Twitter thotë se heshtja e BE-së rreth ndryshimit të kufijve çon në konfuzion dhe pasiguri.
“Heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan nga Borrell çon në konfuzion dhe pasiguri. Kurrë nuk do të ketë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë parimore”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell ka thënë në një intervistë me gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, se BE e përkrah një gjë të tillë nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për një gjë të tillë.
-
Borrell: Koha e fundit që Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin vicioz të krizave
-
Borrell: Palët vunë parakushte për njëra-tjetrën, s’patën gatishmëri për pajtim
-
Borrell: BE-ja po e humb durimin
-
BE-ja publikon deklaratën që “vulos” marrëveshjen Kosovë-Serbi
-
Borrelli pret përkushtim serioz nga Kosova e Serbia ndaj propozimit evropian