Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, transmeton Koha.net.
Heldt, fillimisht e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, mes Gjermanisë dhe Kosovës si dhe mbështetjen e mëtejshme për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Haradinaj, theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Në takim, kryeministri falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe perspektiven europiane të Kosovës.
Ambasadori Heldt theksoi se ka sinjale pozitive prej faktorëve makroekonomikë dhe mesazhe pozitive të investitorëve makroekonomikë, si rezultat i takimit të Kryeministrit Haradinaj me bizneset gjermane, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë.
-
Haradinaj: Gjermania i ka dhënë ndihmë të madhe Kosovës që nga paslufta
-
Haradinaj: Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës
-
Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për takimin në Berlin dhe pritjet nga ai i Parisit
-
Ambasadori gjerman shpreson për një përparim të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi
-
Hoti priti në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Christian Heldt