Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe, për qëndrimin që ka shfaqur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, duke pohuar se kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme.
“Mirënjohës dhe falënderues për qasjen konsistente të Qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj idesë luftënxitëse e destabilizuese të ndryshimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj. Në debatin e sotëm për Kosovën në Parlamentin Britanik, Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan e cilësoi si tejet të rrezikshëm për Ballkanin, debatin për ndryshimet e kufijve, që do të shfrytëzohej si presedan nga palët e treta”, ka thënë Haradinaj.
Lexo edhe: Britania gëzohet që Thaçi u tërhoq nga ideja për ndryshim të kufijve
“Kufijtë në Ballkan nuk janë perfekt, dhe lëvizja e tyre është shumë e ndjeshme dhe e rrezikshme. E përsëris se Kosova është e interesuar për marrëveshje me Serbinë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve aktual të 17 shkurtit 2008”, ka thënë Haradinaj.
-
Haradinaj uron Johnsonin, beson se do të vazhdojë qasja britanike kundër ndryshimit të kufijve
-
Britania gëzohet që Thaçi u tërhoq nga ideja për ndryshim të kufijve
-
Haradinaj: Ridizajnimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve është ftesë për tragjedi të re në Ballkan
-
Haradinaj: Heshtja e BE-së rreth ndryshimit të kufijve çon në konfuzion dhe pasiguri
-
Sipas Haradinajt, në Ballkan s’duhet të thuhet kurrë që s’mund të ketë luftë