Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Boris Johnsonin për zgjedhjen Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Me këtë rast, siç shkruan Haradinaj në Facebook, i ka rikonfirmuar vullnetin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për thellimin e miqësisë dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.
Kryeministri në dorëheqje beson se Britania do të vazhdojë të kundërshtojë idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi punuar së bashku me Britaninë e Madhe, si aleate strategjike e Kosovës, në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë dhe nën lidershipin e Kryeministrit Johnson, jam i bindur se ky bashkëpunim do të intensifikohet. Besojmë fuqishëm se Britania e Madhe do të vazhdojë qasjen e zëshme kundër idesë së shkëmbimit të territoreve”, deklaroi Haradinaj.
-
Kurti pranon telegram urimi nga Johnsoni: Mbretëria e Bashkuar e përkushtuar ta mbështesë Kosovën
-
Thaçi i uron fitoren Boris Johnsonin
-
Haradinaj falënderon Britaninë për konsistencë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
-
Britania i ofron mbështetje Kosovës në luftën ndaj korrupsionit
-
Abbott uron Kurtin: Pres të punoj me ju në prioritetet tona të përbashkëta