Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar Zyra e Presidentit të Kosovës. “Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë, raporton KTV .
Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim.
Ndërkohë, kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar si të ngutshme dhe të gabuar qasjen e Listës Serbe për formimin e njëanshëm të AKS-së. Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së, theksoi se do të merren masa ndaj të gjithë atyre që nuk e respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
Shefi i Qeverisë bëri të ditur se ishte i njoftuar një natë më parë për largimin e Listës Serbe në qoftë se ndalohet dhe arrestohet zyrtari serb, Marko Gjuriq. Ndër të tjera, Haradinaj foli edhe për heshtjen e tij gjatë ditës së hënë, dialogun me Serbinë dhe lidhjen e tij me Millan Radojiçiqin.
-
Haradinaj thotë se do t’i ftojë liderët në takime individuale për unitet rreth dialogut
-
Liderët e institucioneve të Kosovës ritakohen në orën 14 për dialogun me Serbinë
-
Haradinaj takon krerët e Listës Serbe
-
Thaçi takon Haradinajn, merr nga ai Platformën për dialog me Serbinë
-
Thaçi e Haradinaj: Tonet kërcënuese nga Serbia pa asnjë efekt në Kosovë