Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.
Zyra e kryeministrit në një njoftim të shkurtër sqaron se u diskutua për situatën e përgjithshme në vend.
“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në një komunikatë dërguar për media nga Zyra e kryeministrit.
Lista Serbe, kishte deklaruar më parë se është tërhequr nga koalicioni qeverisës, ndonëse kanë vazhduar të mbajnë privilegjet e pushtetit.
Artikuj të ngjashëm