Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, transmeton Koha.net.
Ajo e përgëzoi Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit.
Haradinaj dhe Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit.
Ai theksoi përkushtimin e qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend
-
Haradinaj me ambasadorët e Quint-it: Jemi në rrugën e duhur për liberalizim të vizave
-
Biseda për rrugën euro-atlantike të Kosovës
-
Liderët politikë në takim me Apostolovan