Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilët i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset.
“Vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare”, tha kryeministri Haradinaj.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka theksuar se përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë në rrugën tonë integruese, dhe se edhe tani po punojmë së bashku në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euroatlantike.
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë
-
Haradinaj: Të gjitha kushtet për liberalizim i kemi plotësuar
-
Haradinaj kërkon mbështetje nga Italia në procesin e liberalizimit të vizave
-
Haradinaj: Franca u bind për viza, kemi punë me Holandën
-
Haradinaj kërkon nga Finlanda e Holanda mbështetje për liberalizimin e vizave