Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Franca u bind për viza, kemi punë me Holandën

Liberalizimi i vizave tashmë është vetëm çështje procedurale dhe nuk ka asnjë bllokadë. Madje, as nga Franca.

Për këtë siguron kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon te KTV-së.

Haradinaj ka komentuar vizitën e presidentit francez, Emnauel Macron në Beograd.

Ai ka thënë se Samiti i Berlinit dhe paralajmërimi për atë të Parisit tregon qartazi vullnetin e Francës për përfshirje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është keq Parisi, ka qenë i nevojshëm një ballafaqim shpjegues, takimi me ministrin e Brendshëm. Kam mujt atje m'i thanë se ne kemi më pak problem me narkotikë dhe krim se ju. Pata mundësi që këtë bisedë me vazhdu edhe me kryeministrin e Francës. Me këtë dua të them se Franca është pozitive për liberalizimin e vizave. Nuk është bllokuese. Kemi punë me Holandën. Kam pas rastin me taku ambasadoren e Holandës", ka thënë Haradinaj.

“Dua t'ju them se çështja e liberalizimit është e kryer. Ne jemi në agjendë. Për fat të mirë këtë po e konfirmon edhe zgjedhja e kryetares së komisionit”, ka thënë më tej ai.

Ai ka thënë se megjithatë francezët nuk dalin kundër këtij procesi.

Edhe Rama: Macroni nuk i hap rrugë liberalizimit, nëse Prishtina refuzon planin franko-gjerman Arbëri Rama: Macroni nuk i hap rrugë liberalizimit, nëse Prishtina refuzon planin franko-gjerman

“Presidenti Macron ka thënë se për zgjerimin na duhet reforma. Mirëpo, çështja e liberalizimit nuk është përfshi këtu meqë i kemi përfunduar te gjitha kriteret", ka thënë ai.

Haradinaj ka shprehur bindjen se në shtator, Kosova do të hyjë në agjendë.

“Shpresoj shumë që me këtë vjeshtë e mbyllim këtë”, ka thënë Haradinaj.