Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të mërkurën në takim anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në këtë takim, ai ka thënë se bashkë me Shqipërinë, do të ecet si komb drejt integrimeve euro-atlantike.
Në përvjetorin e 15-të të pavarësisë, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë për Kosovën.
“Në vigjilje të përvjetorit të 15-të të pavarësisë, prita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga Jorida Tabaku. Pata kënaqësinë të pranoj urimet në këtë përvjetor të pavarësisë si dhe shpreha mirënjohjen time për kontributin e shtetit shqiptar për Kosovën. Në takim shpreha edhe njëherë përcaktimin tonë për thellimin e bashkëpunimit që të ecim bashkë si komb drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO
-
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
-
Haradinaj takohet me kongresistin Torres: Partneriteti me SHBA-në garancë për arritje të çdo suksesi