“Mbështetja e Austrisë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës është më se e nevojshme dhe ne besojmë se Austrinë do ta kemi partnerë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit bilateral që pati me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, njofotn kumetsa, transmeton Koha,net.
Haradinaj, e ka përgëzuar kancelarin Kurz për udhëheqjen e radhës së Presidencës së BE-së nga Austria, duke shprehur bindjen se vendi i tij do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës në të gjitha proceset zhvillimore.
“Austria si një aleat dhe mbështetës i Kosovës, ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Andaj, presim që edhe në të ardhmen ta keni rolin tuaj në avancimin e proceseve demokratike dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kancelari Kurz thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese.
Kancelari Kurz, po ashtu theksoi përkrahjen e plotë të shtetit të tij për Kosovën në zhvillim ekonomik, proceset integruese evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
-
Kurz: Rezultati i dialogut Kosovë-Serbi, bazë për perspektivën europiane
-
Haradinaj e quan të nevojshme vazhdimin e mbështetjes nga Austria në rrugën evropiane të Kosovës
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti: Ka vullnet që me Austrinë të thellohet bashkëpunimi politik e ekonomik
-
Hoti në telefon me Kurzin: Kosova e gatshme për dialog me Serbinë