Austria do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës dhe do të jetë një partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen. Sipas Zyrës për media të Kryeministrisë, këtë mbështetje për Kosovën e rikonfirmoi ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl gjatë takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Sipas njoftimit, në këtë takim, u bisedua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, për të arriturat e saj në fusha të ndryshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, përshpejtimin e liberalizimit të vizave për kosovarët, procesin e integrimeve euroatlantike dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Haradinaj, shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Qeveria e Austrisë i ka dhënë Kosovës në etapa dhe në fusha të ndryshme, veçmas në fushën e arsimit duke ofruar programe të shumta arsimore për studentët kosovarë.
Kryeministri Haradinaj, theksoi gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet dy shteteve, duke fuqizuar partneritetin ekonomik dhe atë politik.
“Kosova është vend i mundësive të mëdha, ka resurse njerëzore dhe ambient të përshtatshëm që investitorët austriakë të sjellin investimet e tyre në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Karin Kneissl, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, veçmas në Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duke theksuar përkrahjen e plotë të shtetit të saj për zhvillim ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
-
Haradinaj: Austria partner ekonomik dhe politik i Kosovës
-
Ambasadori austriak premton angazhim për liberalizim të vizave në Kosovë
-
Austria i ofron edhe më shumë mbështetje Kosovës në punësim e zhvillim ekonomik
-
Haradinaj: Të gjitha kushtet për liberalizim i kemi plotësuar
-
Haradinaj: Partneriteti ekonomik me Gjermaninë, i rëndësishëm për vendin