Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, ka njoftuar se nga dita e nesërme do të hapet një qendër e re testimi me teste të shpejta antigjen për COVID-19 në kryeqytet, në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 4 “Xhemajl Ibishi”.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se hapja e qendrës së re për testim është marrë në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Qendra do të punojë shtatë ditë javës, nga ora 08:00 deri në 16:00.
“Ky vendim është marrë me qëllim te zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në Amf - Qendra Studentore Te Menza”, ka shkruar Gashi.
Të nderuar qytetarë Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës Nga nesër datë...
Posted by Bujar Gashi on Friday, January 28, 2022
-
Sot hapet edhe një qendër testimi për COVID-19 në Prishtinë
-
Hapet edhe një qendër për testim për COVID-19 në Prishtinë
-
Kërkesa të shumta për teste rapide në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës nga nesër vazhdon me realizimin e testeve rapid
-
Nga sot vaksinimi anti-COVID edhe në Kodrën e Trimave në Prishtinë