Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID-19 nga data 20 gusht.
Testet, sipas njoftimit, do të bëhen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir.
Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.
“Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja COVID – 19”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm