Komuna e Prishtinës do ta zhvillojë të shtunën testimin e radhës të sistemit të alarmit publik.
Siç është njoftuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, testimi i sistemit të alarmit publik do të bëhet nga ora 12:05, me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda.
"Ju njoftojmë që testimi i Sistemit të Alarmit Publik në Kryeqytet do të bëhet ditën e shtunë, më datë 22.08.2026, në ora 12:15, me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. Qëllimi i këtij testimi është vetëm për t’u siguruar funksionaliteti dhe efektiviteti i pajisjeve në raste emergjente", thuhet në njoftim.
Drejtoria bën thirrje që alarmi të mos merret si shqetësim pasi është vetëm për një testim teknik i sistemit.
Artikuj të ngjashëm
-
Transporti publik falas në Prishtinë gjatë marshit kundër vendimit të Speciales
-
Testimi i semaforëve në rrugën “Agim Ramadani” shkakton kolona të gjata
-
Një burrë raporton në Prishtinë se është sulmuar seksualisht nga një burrë tjetër
-
Zjarre në malet përreth Prishtinës, Komuna me apel për qytetarët
-
Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve