Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir në Prishtinë po ka një fluks të madh të pacientëve që po kërkojnë të testohen me teste rapid për COVID-19.
Deri në 350 pacientë në ditë po testohen në këtë qendër.
“Interesimi është shumë i madh me bë testin antigjen apo rapid siç i themi. Fluksi i pacientëve është shumë i madh, e për shkak të numrit të madh të pacientëve, e edhe stafit të reduktuar, pasi disa janë në pushime, po bëjmë pune intenzive pa ndërpre. Brenda dite diku kryhen 300-350 teste. Është rritur numri kohët e fundit krahasuar me muajt më herët”, ka thënë Kajtaz Fetahu nga QMF Emshir.
Ai ka treguar se deri në ora 9:30 të mëngjesit 20 pacientë kanë rezultuar pozitivë e 40 negativë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet një qendër e re për teste të shpejta në Prishtinë
-
Rreth 400 pacientë në ditë me COVID-19 në Prishtinë kërkojnë ndihmë mjekësore
-
Nushi: Kërkesa të shumta për testime rapide në Prishtinë
-
Hapet edhe një qendër për testim për COVID-19 në Prishtinë
-
Qytetarët testohen e vaksinohen edhe sot ndaj COVID në Prishtinë