Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP) ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2025/2026. Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 deri më 20 shtator.
Studentët mund të aplikojnë online përmes faqes zyrtare të Qendrës së Studentëve (qs.rks-gov.net) ose përmes profilit zyrtar në Facebook.
Qendra e Studentëve këtë vit pritet të pranojë rreth 4 mijë studentë në konvikte, ndërsa për ushqim në mensë të drejtën do ta fitojnë 1 mijë studentë.
Kriteret për përzgjedhjen e studentëve bazohen në konkursin e shpallur, dhe çmimi mujor për strehim dhe ushqim do të jetë 35 € (20 € për banim dhe 15 € për ushqim).
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet konkursi për pranim në Qendrën e Studentëve
-
Studentët i shesin kundërligjshëm dhomat e konvikteve
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
Konvikti i mbyllur, studentët paguajnë çdo ditë për udhëtim
-
Qendra e Studentëve thotë se do të merren masa ndaj shitblerësve të dhomave në konvikte