Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se presidentja e Kosovës duhet ta ushtrojë rolin e saj brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ndërsa partitë politike duhet t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre, raporton Ekonomia Online.
Hamza ka theksuar se presidentja ka rol unifikues, ndërsa partitë në pushtet dhe opozitë kanë detyra të ndryshme politike.
“Mendoj që presidentja luan rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese edhe ligjore, rolin e vet unifikues, ndërsa partitë politike i kanë punët e veta. Ata që janë në pozitë, Qeveria duhet me kry punë, ne që jemi në opozitë duhet me dhanë alternativa, po edhe me i kritiku normalisht dhe me i thënë që ky vend s’po shkon mbarë. Po do të thotë që kemi edhe kritika”, tha ai.
I pyetur nëse PDK ka biseduar me presidenten Justina Shiroka-Pula para se ajo ta pranonte postin, Hamza tha se ai nuk ka pasur komunikime me të, por edhe emri i saj nuk ishte diskutuar zyrtarisht brenda partisë.
“Nuk kemi pas shumë kohë me bisedu. Po do të thotë e kanë thirr, jo unë, në telefon edhe i kanë thënë zonja Pula, jemi në mundësi me të propozu edhe me qenë presidente, normalisht që pas atyre bisedave e ka pranuar dhe ne jemi pajtuar. Asnjëherë në Partinë Demokratike të Kosovës zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës Justina Shiroka Pula për me qenë presidente”, tha ai.
Hamza është deklaruar edhe për miratimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen, duke thënë se Kuvendi e ka kryer përgjegjësinë e tij dhe se ligjet e miratuara duhet të zbatohen nga institucionet përkatëse.
“Shiko, Kuvendi ka kryer punën e vet. Deputetët kanë kryer punën e vet. Një prej detyrave edhe përgjegjësive kryesore të Kuvendit është me aprovuar ligje. Kuvendi i aprovon ligjet, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatuar, duhet me i zbatuar ligjet. Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovuar ligjin në mënyrë të rregullt procedurale dhe e kemi thënë që ligjet është i zbatueshëm për të gjithë. Kundrejt kësaj, Kuvendi ka të drejtë edhe me ndërru Kushtetutën, ka të drejtë edhe me shfuqizuar marrëveshjet ndërkombëtare, edhe me bë marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi i ka detyrat e veta”, tha ai.
-
Hamza: Nata e mbrëmshme të jetë kthesë drejt rrugës së mbarë për shtetin
-
Nga “lojërat politike” e “shkelja e afateve” te duartrokitjet për presidenten
-
Hamza: Ditë e vlefshme, kaloi ligji dhe vendi do të ketë stabilitet institucional
-
Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund
-
Deputetët nisin të mblidhen për seancë