Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar në Washington drejtorin për Evropë dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Charles McLaughlin, dhe drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Mark Fleming.
Siç ka njoftuar Hamza në Facebook, në takim është diskutuar për zhvillimet politike dhe ekonomike dhe nevojën për forcim të marrëdhënieve strategjike me SHBA-në.
“Diskutuam për zhvillimet politike dhe ekonomike, si dhe për nevojën që institucionet e Kosovës të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në dhe në një agjendë të qartë zhvillimi”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane, të cilën e ka quajtur jetike për rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së.
“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shtuar Hamza.
-
Hamza i shpreh Prattipatit shqetësimet për veprimet e VV-së, thotë se vendit i duhet Kuvendi
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Hamza: Do ta kthejmë Kosovën kah e mbara
-
Hamza: Ndryshimi është afër
-
Hamza: Energjia pozitive të jetë te të gjitha institucionet