Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka folur përsëri për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ai ka komentuar vendimin e komitetit evropian LIBE që rekomandon nisjen e negociatave me Këshillin Evropian për liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në Twitter ka thënë se e mirëpret këtë vendim, që është vazhdimësi e opinionit të Komisionit Evropian.
“Mirëpres vendimin e komitetit që është vazhdimësi e qëndrimit të Komisionit Evropian për nisjen e negociatave me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se 49 anëtarë të këtij komiteti votuan për të filluar bisedimet me Këshillin Europian, aprovimi i të cilit është hapi i fundit që duhet ndërmarrë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të Zonës Schengen.
-
LIBE miraton liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Komiteti i PE-së voton pro liberalizimit të vizave
-
Liberalizmi i vizave për Kosovën sot në agjendën e Parlamentit Evropian
-
Varhelyi mirëpret marrëveshjen për liberalizim të vizave për Kosovën
-
Sot nis diskutimi në Këshill të BE-së për liberalizimin, s’pritet vendim