Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar në Poznan të Polonisë se i qëndron rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Hahn ka çelur Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen në Forumin për Biznesin dhe Shoqërinë Civile, duke vendosur theksin te progresi që kanë arritur dy shtetet ballkanike.
“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mbështetem te Këshilli, që në tetor të ndjekë vlerësimin tonë pozitiv. Të dyja vendet kanë realizuar reformat, në veçanti në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit në qershor të 2018”, ka thënë Hahn.
Johannes Hahn ka kërkuar që shtetet rajonale të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e krizave dhe ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
-
Hahn: Vendimi i BE për Shqipërinë dhe MV për negociatat do të ndryshojë shpejt
-
Hahn: Vota negative për Shqipërinë e Maqedoninë V. nuk stimulon as Kosovën e Serbinë
-
Hahn thotë se Shqipërisë i mungojnë vetëm dy “PO” për negociatat
-
Hahn: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut
-
Hahn: Perspektivat evropiane, motivim për të nisur dialogu Kosovë-Serbi