Bruksel, 31 tetor – Jam i bindur se rezultati zhgënjyes i Këshillit Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë, deklaroi komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.
”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë”, shkruan Hahn në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë bashku me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, komisioneri Hahn takoi në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor/ ATSH-ANSA.