Komisionari Evropian për Zgjerim Johannes Hahn ka theksuar sërish se tetori do të jetë vendimtar për Maqedoninë kur edhe do të nisin negociatat për anëtarësim të vendit në BE.
Ai shprehi keqardhje për qershorin pasi sipas tij Maqedonia kishte plotësuar të gjitha kërkesat që atëherë, por është e patjetërsueshme që të implementohen reformat, transmeton alsat.
“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pikat kryesore ku duhet të fokusohet qeveria”, tha ai.
Eurokomisionari kërkoi që menjëherë të ndërmerren aksione për pavarësimin e Prokurorisë.
“Të gjitha partitë politike duhet të jenë të hapura për bashkëpunim dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datën për fillim të negociatave”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn vendeve me probleme të Ballkanit ua rekomandon modelin e Maqedonisë së Veriut
-
Hahn: Maqedonia e Veriut merr para verës datën e çeljes së negociatave
-
Hahn: Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë merret para verës
-
Hahn, optimist për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
-
Hahn: Shqipërisë t’i hapet rruga për fazën përgatitore për negociatat e anëtarësimit në BE